Bari i tëmblagjakut shëron tensionin e lartë

Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët e rëndësishme që ndihmon në kurimin e sëmundjeve, duke filluar që nga kolla e deri në ato më të rënda, siç është kanceri.

Bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli shumë i pasur me alkaloide.

Shërimi

Falë kësaj përbërjeje bari i tëmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojnë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë. Lëngu jep efekte pozitive edhe në funksionimin sa më të mirë të zemrës. Një rol të rëndësishëm luan tëmblagjaku në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar dhe qarkullimin e tij. Bima ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të këtij organi kaq të rëndësishëm. Tëmblagjaku ka dhe veti fitoncide. Me mjaft sukses është përdorur kjo bimë për të parandaluar shfaqjen e kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumorëve, për shkak të elementeve që përmban. Në sajë të vetive kuruese, tëmblagjaku këshillohet si qetësues e antispazmotik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë e shton rrjedhjen e tëmthit. Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe si qetësues i dhembjeve në sëmundjet e fshikëzës së tëmthit. Shërben edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma.

Përdorimi

Të sëmurët këshillohet të marrin lëngun menjëherë pas nisjes së krizave, sidomos kur ato nisin gjatë natës. Edhe në sëmundjet e stomakut kjo bimë ka dhënë rezultate pozitive, në veçanti për qetësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme. Pjesët kurative përbëhen nga pjesa mbitokësore, e lulëzuar dhe e tharë e tëmblagjakut. Në krahina të ndryshme bima mund të gjendet edhe me emrat letrapeci i madh ose lulja e jodit. Kjo bimë rritet në vende gurishtore me lagështirë buzë arave, nga zonat e ulëta deri në ato subalpine. Tëmblagjaku është bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe thellësisht të prera, të buta e të gjelbra. Lulet janë të verdha. Bima lulëzon nga muaji prill deri në verë. Për përgatitjen e lëngut, që do shërbejë si mjekim, nevojitet gjysmë luge kafeje nga bima e thatë dhe e grimcuar, që hidhet në një ene ku shtohet një gotë me ujë që zien. Masa duhet të rrijë për 15 minuta, më pas lëngu kullohet. Prej tij pihet 1 deri 2 lugë gjelle çdo tri orë. Në rast se dhimbjet vazhdojnë, doza përsëritet gjatë ditës.

Bima e murrizit

Bima e murrizit është shkurre, që mund të shkojë nga 2 deri 6 metra e lartë me gjemba therëse, gjethe 3 deri 5 vriguj dhe buzë të dhëmbëzuara, pjesa e sipërme e tyre është në ngjyrë të blertë dhe me shkëlqim. Lulet e bimës janë me ngjyrë të bardhë me vastak të vegjël. Frutet e murrizit janë tërreme rreth 1 centimetër të gjatë. Murrizi gjendet kudo në vendin tonë, si në vendet e ulëta ashtu edhe në lartësitë mbi 1600 metra.

Periudha e lulëzimit të murrizit fillon nga muaji maj deri në muajin qershor. Më pas nis formimi i frutit. Frutat përmbajnë 20 për qind farë dhe 80 për qind tul. Në gjendje të thatë ato përmbajnë deri 34.5 për qind sheqerna, nga të cilat 30 deri 40 për qind glikozë dhe fruktozë, si dhe acide organike, taninë, pektinë, yndyrë, acid citrik, saponinë. Kur frutet janë të freskëta përmbajnë vitaminat B dhe C. Me to mund të përgatitet raki. Farat e tyre përmbajnë amigdalinë. Lëvorja e frutit përmban lëndë rregjëse, si dhe krateginë, kuarcetinë dhe trimetilaminë.

Gjethet e freskëta përmbajnë flavenol, trimetilaminë, ramnozid, vaj esencial. Ndërsa kur janë në të thata hahen nga kafshët. Në mjekësi gjethet e reja, të thara, pihen bashkë me duhanin ose zihen në formë çaji dhe përdoren për të pastruar gjakun dhe kundër arteriosklerozës. Lulet përmbajnë glukozidin, kuercitrinë dhe rreth 0.16 për qind vaj esencial. Gjatë kohës kur bima është në lulëzim frekuentohet shpesh nga bletët, të cilat thithin nektarin e lules për prodhimin e mjaltit.

Dardha dhe aftësitë kuruese të saj

Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: «Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pijnë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen».

Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.

Aftësitë kuruese të dardhës

1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

Farat e gjembgomarit eliminojnë gurët në tëmth

Gjembgomari, megjithëse një bimë aspak e pëlqyeshme nga fermerët, në mjekësinë popullore është mjaft frutdhënëse. Farat e përftuara prej gjembit ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve të shumta. Rezultate të shkëlqyera kjo bimë jep në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit.

Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë. Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë. Është provuar se çaji i përftuar prej tyre është i efektshëm edhe kundër të gjitha dëmtimeve parankimatoze të mëlçisë, ku frytet jepen si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë.

Çaji ndihmon mjaft në lehtësimin e cirozës. Këshillohet që të pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë. Pluhuri ose çaji i përftuar prej farave të bimës rekomandohet të pihet nga të sëmurët që kanë probleme me tëmthin. Ndër kryesoret janë ato të fshikëzës së tëmthit apo gurët që shkaktojnë dhimbje.

Ky çaj rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth, si dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve, duke eliminuar edhe dhimbjet. Çaji shërben edhe për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Rezultate pozitive jep edhe te të sëmurët me verdhëz. Pirja e çajit të gjembgomarit do të sillte efekte të menjëhershme për shërimin e sëmundjes.

Te njerëzit që vuajnë nga sëmundje të shoqëruara me temperaturë të lartë, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të bimës menjëherë pasi të konstatoni rritje të temperaturës. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Çaji përdoret edhe në mjekimin e majasëllit dhe në zgjerimin e venave, duke ndihmuar në qarkullimin sa më të mirë të gjaku. Pjesët që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve janë farat e thara të gjembgomarit. Gjembi është bimë e vendeve të papunuara të zonave fushore, shumë e përhapur në Shqipëri.

Bima ka gjethe me buzë të valëzuara dhe me gjemba të mprehtë, të gjelbër, të errët dhe të ndritshëm në pjesët e sipërme. Në brendësi të gjethes është i pajisur me njolla të bardha e të theksuara. Koka e lules është e pajisur me fije të shumta të kuqe purpuri. Mbështillet nga gjemba shumë të mprehtë, lulëzon në muajin qershor deri në muajin gusht. Pjesët që përdoren për të luftuar sëmundjet fitohen duke tharë kokën e gjembit, të mbledhur pak përpara pjekjes së plotë. Bima duhet tharë në vende të ngrohta e të ajrosura.

Paketë këshillash

1. Për të ulur temperaturën e lartë pini një gotë me çajin e gjembgomarit.
2. Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë.
3. Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet.
4. Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit.
5. Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave.
6. Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate.

Hudhra

Allium sativum L. e njohur si hudhra është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore.

Përbërësit

Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit

Vlerat

Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind.

Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës.

Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë hollandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt.

Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet patur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.

Këshilla mjekësore

Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelbinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë.

Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelbinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve.

Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët, që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qehtëson të sëmurin.

Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë lufimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.

Sëmundjet

Mjekësia moderne ka njohur aftësinë, që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë artero-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës

Limoni dhe hudhra kurojnë kallot e këmbëve

I zbusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa të durojë këmba. Pastaj i fshini dhe e pastroni dhe vendin ku ka kallo vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë të hollë gjelle nga darka deri në mëngjez, për 10 netë rresht.

Përdorimi

Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim këshillohet që mos të skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes humbet me shijen e vajit.

Paketë këshillash

* Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.
* Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelbinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.
* Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.
* Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.
* Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.
* Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
* Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.
* Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.

Gurët në tëmth

Përdorimi i rigonit


Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Kjo erzë aq e njohur në çdo kuzhinë shqiptare, ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve. Si shumë bimë të tjera edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore. Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.

Për të lehtësuar organizmin nga ushqimi i tepërt këshillohet të pihet menjëherë një gotë nga çaji i rigonit. Në këtë mënyrë do të ndiheni më mirë dhe më të lehtë gjatë lëvizjeve. Po ashtu, çaji i kësaj bime ka aftësi antispastike, prandaj përdoret edhe në trajtimet e shqetësimeve dhe dhimbjeve të barkut, që mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Çaji përdoret edhe kur shkaktare është ftohja dhe dhimbjet shoqërohen me fryrje të barkut. Në këto raste mund të pihet çaji i rigonit, ose mund ta shoqërosh bimën e grimcuar me ushqim.

Rekomandimet
Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep. Një ndihmesë të madhe jep çaji i rigonit edhe në çrregullimet, që shfaqen nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë tretje të ushqimit me vështirësi, të shoqëruara me grumbullimin gazesh, acarim të mbulesës mukoze të zorrës, të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje barku.

Ç'rregullimet

Këto ç'rregullime mund të shkojnë deri në diarre. Për të lehtësuar këtë fenomen, mjekët këshillojnë që çaji të pihet disa herë gjatë ditës, që dhe problemi të eliminohet më shpejt.

Edhe në rastet kur njerëzit vuajnë nga kapsllëku dhe që shoqërohet me dhimbje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e rigonit. Ata këshillojnë pirjen e 4 gotave çaji në ditë. Një tjetër veti e rigonit është se lëngu i tij përdoret si kundërparazit.

Me të spërkatet vendi në të cilin ndodhen parazitët. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin.

Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.

Pakete keshillash

1- Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit
2- Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve
3- Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës
4- Përdoreni erzën në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalon sëmundjet
5- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë
6- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral

1. MJALTI prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen "edema" ose fryrjen pra ka aktivitet "anti-inflammatory".

2."Egziston nje bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.

Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë.

Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakizi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”.

Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual).

Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë."


3.KURA PER ULCERA

A.lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet për kurimin e ulceres ne stomak.

Çaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret.

Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret cdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar

B.Perzierja e majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit.

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.

Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi


4.HURDHA
nqs keni kolesterolin e larte,cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh

5.nqs vuani nga mos tretja e ushqimit,zieni dy boce hurdha ne 200ml qumesht,kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma


6.FRUTA Ilace Popullore per te mposhtur anemine

Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pijnë kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA
Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

RREPA E KUQE
Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

PER KURIMIN E SYVE!

Eufrazia
është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.

HURMA

Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë.

PATATJA
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.

TRENDAFILI MAJIT
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.

MANAFERRA
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karrote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen për 15 minuta.

VITAMINA
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat



Drejt Sherimit Te Melcise!

MENDER
Është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, dhjozmë, mendërz, nane, mendër e butë. Mendra shtëpiake është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet për nga aroma e mentolit, për këtë kultivohet dhe nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret edhe kundër dhembjes së mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatzmës.

SHEREBELA

Një bimë tjetër për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë është edhe sherebela. Bima e sherebelës rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial, saponinë, alkaloide, lëndë regjëse, rrëshirë. Në gjethe e saj janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë e të tëmthit. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët, 1 deri 3 gramë në ditë, në formë infuzi 4 lugë kafeje. Vaji esencial i përftuar nga gjethet përdoret në industrinë e parfumerisë dhe në kozmetikë. Përqindje më e lartë vaji esencial nga gjethet e sherebelës mjekësore mund të përfitohen para lulëzimit të saj. Edhe frutat luajnë një rol të rëndësishëm në kurimin e kësaj sëmundjeje.

RRUSHI

Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Rrushi pëmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalçiumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.

KARROTA
Edhe karrota, një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Karrota ka përmbajtje të lartë në elemente ushqyese. Karrota është burim i vitaminës A, që ndodhet në lëkurën e saj. Për këtë arsye, karrota duhet larë mirë dhe nuk duhet qëruar. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Të sëmurëve u këshillohet të hanë karrota çdo ditë.



PER TE PARANDALUAR KOLLEN


Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pijnë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë.
Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

Çokollata

Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”,- thonë studiuesit.
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose semundjet alergjike



ilace popullore per djersen !!!!

Sherebela

Rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate sub-alpine. Gjethet e saj permbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lende rregjese, rreshire.
Vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvinë, fitoncide me veti baktericide, enzime. Ne mjekesi ekstrakti i fituar nga gjethet, perdoret si mjet për pakesimin e djerses. Ai merret në formë ekstrakti të lenget 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. &Ccedilaji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjekesore mund te perfitohen para lulezimit te saj.

Gjether e arres


Kembet duhen lare ne uje te vaket, ku me pare eshte zier gjethja e arres apo e plepit, me pas behet masazh me alkool ne te cilin eshte shtuar pak kamfor dhe jod. Lekura e kembeve kur te thahet duhet te lyhet me talk apo puder.




per kolesterolin:

Ver nje koker qepe ne gote me uje per gjithe naten. Pije ujin ne mengjes dhe perserite kete proces per nje jave rresht - do shohesh qe kolesteroli do te ulet drastikisht.
natyrisht pas cdo pirje laj dhembet 7 here dhe shpelai dy here. Mer pushim nga puna per nje muaj se ajo aroma e qepes eshte veshtire te hiqet.



gjethet e rrushit te zi [lat.Vitis vinifera.]jane bime qe ndihmojne ne menyre te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut.
si psh kembet e renda e te fryra, variset, hemoroidet, Qarkullim jo i rregullte i gjakur... Keto gjethe permbajne nje supstace qe quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo supstance ka per karacteristike aktivitetin vitaminik te supstances P, qe do te thote, rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te artereve...
Mundt ta perdorni si "infuzjon".. Gjethet e thare mund te lehen ne uje te valuar perqate 5 deri ne 10 min.

Diarreja!!! Si ta ndaloni!

Diarreja shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tre herë në ditë. Kur ajo zgjat deri në disa ditë flitet për diarre akute, nëse ajo zgjat më tepër kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella.
Veze te zjere personalisht do te ishte refleksi im i pare. Ne kete artikull nuk e permendin fare pasi nuk eshte nje kure popullore per kete simptome
Manaferra
Mjekët sugjerojnë se për përgatitjen e mjekimit merren 100 gramë gjethe dhe majë lastarësh të manaferrës, pastrohen, shtypen dhe vendosen të zihen në 1 litër ujë. Lëngu i fituar pihet nga një gotë para buke.
Lengu i Frutave
Po kështu, një tjetër kurë popullore për diarrenë është edhe lëngu i frutave. Për përgatitjen e tij nevojiten 150-200 gramë fruta, që duhen zjerë me 250 ml verë. Nga lëngu i fituar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.
Mendra dhe Kamomil
Një tjetër kurë është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendra dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin. Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të fortë rrushi. Kjo masë pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.
Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor. Karrota, po ashtu, është perim i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut.
Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është efikas te diarrea.
&Ccedilaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit
&Ccedilaji i përftuar nga kokrrat e trëndafilit përdoret në rastet kur sëmundjet janë të shoqëruara me diarre. Shtatë deri tetë kokrra të copëtuara të trëndafilit zihen për 10 minuta. Ky çaj përdoret 2 herë në ditë nga një gotë.
Mersina
Edhe mersina është e mirë për të kuruar diarrenë. 15 deri 30 gjethe të copëtuara mersine hidhen në një litër ujë dhe lihen të valojnë për 5 minuta. Pasi ziejnë lihen të mbuluara për 15 minuta. Kjo masë pihet e ëmbëlsuar nga 4 deri 6 lugë gjelle në ditë.
Caji i levores se Vidhit
Ndërsa i fundit është çaji i lëvores së vidhit, që përdoret i ëmbëlsuar dhe shërben në rastet e diarresë. Po për këtë arsye përdoret edhe çaji i bimës së lule bishtamidhit. Edhe ky pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë, sipas dëshirës. Ky çaj pihet sa herë që shfaqen shenjat e diarresë.


Si te qetesojme Apandecitin?

Apandeciti nuk kurohet, por mund të hiqet. Gjithsesi, mjekësia alternative vjen në ndihmë me një mënyrë për parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij. Mjekët specialistë rekomandojnë një kurë krejtësisht të veçantë me bimë.

Hudhra

Katër kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugë miell dhe uthull. Kjo masë përzihet mirë deri sa bëhet në formë brumi. Gjatë kohës së dhimbjeve të apandecitit, brumi vendoset në anën e djathtë në vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo më pas do të evitonte në mënyrë të shpejtë dhimbjet, por gjithsesi kjo është e përkohshme, pasi për kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes së apendecitit janë bllokimi i hapësirës brenda apendiksit dhe rritja e presionit në të nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike në të, farërat e ndryshme bimore si dhe krimbat që gjenden në zorrë.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendeksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edemë (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i bakterieve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendeksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Si dallohet?
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet, nga kolla lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apandeciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37,4 gradë. Megjithatë zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendeksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendeciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë.
Shpesh njerëzit që vuajnë nga apandeciti kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.
Mbrapsht në krye Goto down
Shiko profilin e anëtarit Dërgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Per kurimin e acarimit te bajameve...

Lule pjeshke:
Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

Bimet e sherebeles, keputja e arrave dhe bocet e hormoqit:
Një tjetër mënyrë për kurimin e acarimit të bajameve është edhe përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherebelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta.

Mellaga e bardhe
Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji. Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.

Angjinarja
Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit. Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.

Mjalti

Sipas mitologjisë së vjetër greke, thuhet, që bleta "i ka shpëtuar" jetën Zeusit të Ri, pas një sëmundjeje, që ai pati. Zeusi ia dinte bletës, saqë për të shprehur respektin që ai kishte, e kultivoi atë edhe më tej. Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B, që përmban. Mjalti ka veti kuruese dhe dezinfektuese, jo vetëm ndaj infeksioneve të bajameve, por edhe ndaj sëmundjeve të tjera. Shumë mjekë popullorë e rekomandojnë mjaltin në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherebela. &Ccedilaji i përftuar nga zierja e bimës së sherebelës ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve. Mjalti këshillohet nga mjekët edhe në gërvishtje të vogla të lëkurës, pasi përmban veti dezinfektuese për plagën. Mjalti përmban 14-20% ujë, sheqer, materie azotike, vitamina. Ndërkohë që 300 gramë sheqer, mund të krahasohen me 250 gramë mjaltë.

Kamomili
Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve, është kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjajtë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.


Per te Ulur Tensionin e Larte Te Gjakut

Moshat e dyta dhe të treta, mbi 45 vjeç, janë kontigjenti më i prekur nga sëmundja e hipertensionit.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft seroze gjatë stinës së verës, Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin.
Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës.

Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore.
Kura
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit.

Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme.

Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik.
Sëmundjet
Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.

Megjithatë, limoni nuk rekomandohet vetëm nëse dhimbjet e kokës janë si pasojë e tensionit të lartë, por edhe nga faktorë të tjerë. Për lehtësimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekët këshillojnë lëngun e limonit, të cilin mund ta shtoni me ujë, në rast se nuk e pini dot siç është. Edhe në sëmundjet me temperaturë të lartë dhe që shoqërohen me etje dhe pakësim të urinës, lëngu i limonit ka dhënë efektin e dëshiruar. Pirja e menjëhershme e lëngut e ul atë dhe normalizon dhe qetëson të sëmurin. Për këtë qëllim, mund të përdoret edhe lëkurat e thata të limonit, të cilat, pasi hidhen në një sasi të vogël alkooli, lihen për 8 ditë dhe nga masa e përftuar merren 20 pika që treten në ujë.

Mjekimi me lëkurat e limonit ka dhënë efekte të menjëhershme në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Në formë gargare,lëngu i përftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujë,rekomandohet në infeksionet e gojës. Në acarimet e mishrave të dhëmbëve si dhe për të ndalur gjakrrjedhjen, specialistët këshillojnë gargarë, disa herë në ditë. Limoni është i pasur me vitaminë C, vitaminë që parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinë. Gjithashtu, gargara me limon shërben në qetësimin e fytit të skuqur dhe pakëson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Studimi/ Mosha mbi 45 vjeç

Një në katër vetë, i sëmurë me zemër

Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e e krizave dhe të infarktit. Dhe ata që vuajnë nga zemra nuk janë të paktë. Një studim i kryer nga mjekë të klinikës “Mayo” në Shtetet e Bashkuara, tregon se një në çdo katër vetë, mbi moshën 45-vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës. Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pamjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorbojë atë. Simptomat tipike të kësaj sindrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, enjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për të shmangur një fatkeqësi, mjekët e kësaj klinike rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut. Një tjetër mënyrë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq.

Efektet te bimes se Rosmarines...

Bima e rozmarinës është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve. Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes aq të njohur të diabetit, kur është i shoqëruar me depresion. Njerëzit, që vuajnë nga diabeti, ka më shumë të ngjarë të vuajnë edhe nga depresioni.

Diabeti
Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje.

Për përgatitjen e çajt rekomandohet
1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, që më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë. Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet.

&Ccedilaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen e kujtesës.

&Ccedilaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës.

Kjo bimë shërben edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës. Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje. Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.

&Ccedilaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të rozmarinës. Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë, por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje.

Rozmarina është shumë e efektshme edhe për kurimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.

Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep.

Te personat, që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese.

Dhe sëmundja e fundit që kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.

Pagjumesi...Qetesi ne sistemin nervor

Dhimbjet e stomakut, të kokës, pagjumësia janë disa probleme, që kurohen me ndihmën e medikamenteve, por edhe mjekimi në sajë të çajrave me bimë mjekësore ka dhënë rezultate shumë të mira.

Terapia me bimën e valerianës ka dhënë një ndihmesë të madhe në qetësimin e sistemit nervor, lehtësimin e dhimbjeve të kokës e stomakut, duke qetësuar të sëmurin.

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.

Efektet


Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit. Në dhimbjet e kokës dhe në veçanti ato të migrenës është e këshillueshme të pini çajin e përftuar nga rrënjët e valerianës. &Ccedilaji të pihet 3 herë në ditë deri në 1 muaj.

Sëmundjet nervore shpesh shkaktojnë edhe sëmundje të zemrës, siç janë rrahjet e shpeshta të saj dhe të rritjes së presionit të gjakut. Megjithatë, hipertensioni mund të shfaqet edhe nga shkaktarë të tjerë, siç janë sëmundjet e veshkave, por e rëndësishme është mënyra e kurimit të tyre.

Hipertensioni nganjëherë mund të shoqërohet me ngushtimin e enëve të gjakut dhe të shkaktojë dhimbje në zonën e zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje. Për qetësimin e dhimbjeve duhet pirë menjëherë çaji i bimës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Këshillohet të pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Për të ndalur dhimbjet e stomakut, që mund të shfaqen nga ngacmues të ndryshëm, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e valerianës si qetësuesin më të efektshëm. Edhe në këto raste këshillohet të pihet çaji i sapopërgatitur, pasi është më i pasur me veti kuruese.
Kujdes
Edhe në këtë rast çaji të pihet 3 deri në 4 javë, pasi nëse pihet për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë dhimbje të kokës dhe mund të nxisë shtimin e rrahjeve të shpeshta të zemrës.

Në rastet e pagjumësisë, të shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet që ju kanë munduar gjatë ditës, ky çaj do të japë rezultate shumë të mira. Këshillohet që çaji të pihet 15 minuta më përpara. Për përgatitjen e çajit përdoren rrënjët e grimcuara, që hidhen në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihen për 15 minuta në qetësi dhe më pas kullohet e ëmbëlsohet me mjaltë.

Por me mjaft sukses çaji i valerianës mund të përdoret në të gjitha format e shfaqjes së nervozitetit. Duke pirë çajin mund të largohet stresi dhe lodhja. Lëngu i kësaj bime largon stresin dhe lodhjen dhe sjell një gjumë të rehatshëm.

Lëngu i valerianës nuk duhet të merret më tepër se 1 muaj, pasi mund të shkaktojë dhimbje të kokës dhe rrahje të zemrës.

Që kura me çajin e rrënjëve të valerianës të ketë efekt të menjëhershëm, këshillohet që ato të jenë të freskëta dhe të mblidhen pas lulëzimit të bimës, në shtator. Vetëm në këtë rast mund të gjenden me shumicë elementët kuruese të saj; acidi valerianik liron erën specifike të bimës. Bima ka veti qetësuese. Kundër pagjumësisë mund të përdoret edhe përzierja e rrënjëve të valerianës me gjethet e barbletës. Të dyja këto bimë hidhen në një gotë me ujë të ftohtë dhe lihen për 12 orë. Më pas kullohet dhe pihet 15 minuta përpara se të shkoni për të fjetur, duke e ëmbëlsuar me mjaltë. Duhet të ruhet nga drita dhe lagështia. Rrënjët mund të përdoren edhe të përziera me lëngje të tjera ose në formë tinkure, kur përzihen me alkool.

Per Te Kuruar Anoreksine

Sipas statistikave, numrin më të madh të atyre që vuajnë nga anoreksia e zënë femrat, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtej kufijve ekstremë. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje kalon në një gjendje akoma më të vështirë, në bulemi.

Mjekësia popullore, për përmirësimin e situatës, vjen në ndihmë me përdorimin e çajrave bimore

Për të rifituar oreksin e humbur, përdoren çajrat bimore me shije të hidhur, të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura ose të hidhtinave. Ndër çajrat që rekomandohet është çaji i përgatitur me bimën e kinfushës. Rekomandohet që çaji të përdoret i shoqëruar me ushqime, në të kundërt nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilaji duhet të merret të paktën 15 deri në 30 minuta para marrjes së ushqimit.
&Ccedilajrat

Në sajë të heterocideve të hidhura, bari i kinfushës ndihmon në shtimin e lëngut të stomakut, duke shkaktuar dhe hapje të oreksit. Këshillohet të pihet dy herë në ditë nga gjysmë gote me çajin e përftuar.

Një tjetër bimë, që përdoret për të luftuar anoreksinë është edhe bari i pelinit. Ashtu si kinfusha edhe kjo bimë ndihmon në shtimin e lëngut në stomak, për rrjedhim edhe të oreksit. Për përgatitjen e çajit, këshillohet një lugë me bimën e grimcuar, që hidhet në gjysmë gote me ujë të nxehtë. Lihet për 15 minuta në qetësi dhe më pas pihet disa herë në ditë, por gjithmonë gjysmë ore para buke.

Duhet patur kujdes, pasi përdorimi në doza të larta i këtij çaji mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe dridhje të trurit. Ky çaj nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë nga gratë shtatzëna. Edhe çaji i sanzës është mjaft i mirë për të rifituar oreksin e humbur. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Këshillohet të pihen dy deri 3 filxhanë në ditë, para buke. Rezultate shumë të mira për rikthimin e oreksit ka dhënë edhe çaji i përgatitur me gjethet e arrës. &Ccedilaji të pihet dy herë gjatë ditës, para buke deri në përmirësimin e oreksit.

Përdorimi

Këto substanca duhet të përdoren të shoqëruara me ushqime, përndryshe nuk shtojnë sekretimin e stomakut. &Ccedilajrat bimorë nuk japin efektin e dëshiruar, kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij. Barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit 15 deri 30 minuta para tij.

Po ashtu çajrat nuk duhet të ëmbëlsohen, meqenëse efekti i tyre sigurohet pikërisht prej këtyre substancave të hidhura. Veprimi rritet pikërisht me rritjen e hidhësisë së tyre. Bimët mjekësore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe elemente të tjera, të dëmshme për shëndetin. Prandaj gjatë përdorimit të tyre duhet pasur kujdes, për të mënjanuar efektet e dëmshme që kanë disa prej tyre.

Ne parandalimin e kancerit

Kanceri është një nga sëmundjet më të rënda, që rrezikojnë jetën e njeriut. Përveç operacioneve dhe kimioterapisë, një ndihmesë të dukshme në moszhvillimin e kësaj sëmundjeje, japin kurat e përgatitura me metoda popullore.

Alkoolin e bimës së brokulës

Një kurë, që ka dhënë rezultate në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes, është përzierja me alkoolin e bimës së brokulës.

Një litër alkool 60 gradë ose raki e fortë rrushi hidhet në 100 gramë kalendule. Kjo masë hidhet në një shishe, e cila mbyllet mirë dhe lihet në një vend të ngrohtë, por që të mos e zërë dielli. Pas 10 ditësh kjo masë kullohet. Merren 50 deri në 60 pika nga kjo përzierje dhe hidhen në 200 mililitra ujë.

Ky lëng pihet nga pak gjatë gjithë ditës. Gjatë kohës që përdoret kjo kurë rekomandohet dhe ngrënia e tre karrotave çdo ditë. Gjithashtu, mund të përdoren rrënjët e bimës, të cilat pasi të thahen, duhet të bluhen dhe pluhuri i përftuar hidhet në një gotë me lëng frutash ose çaj. Kura me pluhurin e brokulës përdoret 3 herë në ditë.
Bima e Aloe Verës

Po për këtë qëllim përdoret edhe bima e Aloe Verës. Lëngu i nxjerrë nga kjo bimë përzihet me mjaltë. Ky mjekim ka dhënë efekte të përkryera në përmirësimin e të sëmurëve.

Spinaqi

Spinaqi është një nga ushqimet më të rëndësishme në luftën kundër kancerit, si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda. Të sëmurët, që vuajnë nga sëmundja e kancerit, duhet të hanë spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lëng limoni. Prandaj, për parandalimin e kancerit ky ushqim duhet të konsumohet sa më shpesh.
Kokë-lakra

Edhe kokë-lakra është vërtetuar se ka dhënë efekte pozitive në parandalimin e kancerit. Përqëndrimi i lartë i indolit te lakra bën që sëmundja të mos përparojë më tej.

Një studim i kryer nga shkencëtarë amerikanë ka treguar se te personat që konsumonin më tepër lakër, të paktën 2 deri 3 herë në javë, zhvillimi i sëmundjes ka qenë më i ngadaltë se te ata që nuk e përdorin këtë ushqim.
Salca e domates

Edhe salca e domates ka dhënë rezultate mjaft të mira në sëmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtë i salcës e frenon atë deri në një farë mase. Të sëmurëve me kancer, mjeku u këshillon të pinë sa më tepër qumësht. Qumështi në përbërje të tij ka vitaminën D, armikun numër një ndaj kësaj sëmundjeje.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë çdo ditë qumësht kanë më pak mundësi për t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, të sëmurëve me kancer, mjeku ju këshillon konsumimin sa më të shpeshtë të frutave dhe perimeve në veçanti të frutave, që mbështillen me lëkurë të trashë si portokalli, limoni, shega.

Kura shtëpiake për një aromë të freskët të gojës

Ndiqni këto këshilla:

Përtypni pak shkop kanelle për të ëmbëlsuar frymën tuaj.

Gjethet e majdanozit kanë shumë klorofil, përbërja natyrale që largon erërat. Përtypni rregullisht disa gjethe për të pasur një frymë të freskët.

Shtoni lëngun e një gjysëm limoni në gotë me ujë dhe përdoreni si një shpëlarës goje në darkë.
Zjeni 2 filxhanë ujë me gjethe majdanozi të grirë dhe 2-3 kokrra karafil ose cerek luge karafil të grirë. Përbërja duhet të përzjehet shpesh gjatë ftohjes. Më pas kullohet dhe mund të përdoret për shpëlarjen e gojës ose si gargar disa herë në ditë.